Zelensky fton Trump në Ukrainë: Ejani të shihni realitetin përpara çdo marrëveshjeje me Rusinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar ish-presidentit amerikan Donald Trump të vizitojë Ukrainën përpara se të ndërmarrë ndonjë iniciativë për marrëveshje paqeje me Rusinë. Në një intervistë për programin “60 Minuta” të CBS, Zelensky tha: “Ju lutemi, përpara çdo lloj vendimi, çdo forme negociatash, ejani të shihni njerëzit tanë – civilë, luftëtarë, spitale, […]
Efekti Trump-Putin në politikën e re të jashtme, analiza e DW: Si do të ndikojnë zhvillimet gjeopolitike në Gjermani?
Fakti që CDU/CSU dhe SPD ranë dakord kaq shpejt për koalicionin lidhet edhe me zhvillimet gjeopolitike dhe sfidave akute në politikën e jashtme. Pothuajse të gjitha kanë të bëjnë me Donald Trump. Situata e vështirë ndërkombëtare dhe politika e tarifave doganore e administratës amerikane të presidentit Donald Trump i vunë së fundmi negociatorët e partive […]
Si vazhdon të ndikojë Brexit mbi turizmin?
Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja ka pasur një ndikim të madh në industrinë e turizmit. Rregulloret e reja të lënë të kuptosh se udhëtarët mund të përballen në Mbretërinë e Bashkuar edhe me më shumë vështirësi. I frustruar nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, John Francis nuk donte më pasaportën […]
Konferenca e IV Shqipëri-BE, Rama me Presidentin e KiE: Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat e kalendarit
Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE. Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës. Rama fillimisht dha një deklaratë nga Brukseli, ku u prit […]
I kërkuar në Itali për trafikim narkotikësh dhe falsifikim dokumentash, arrestohet në kryeqytet 45-vjeçari
Një 45-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim dokumentash dhe si anëtar i një grupi kriminal. I arrestuari është Genti Beqiri alias Eduard Pano, nga Tirana, teksa pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj. “Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 37”. I […]
Nuk ndalet asfalti elektoral në Durrës/Kandidati i PS-së promovon ‘premtim e mbajtur’ ndan pamje nga rruga e saposhtuar
Çelja e fushatës elektorale e 11 majit mesa duket ka mobilizuar bashkitë dhe kandidatët për të mbajtur premtimet e dhëna. Kjo faktohet dhe thuhet vetë nga kandidatët të cilët promovojnë punën e kryer në periudhë fushatë teksa kanë nisur shtrimin e rrugëve. Kandidati për qeputet i Partisë Socialiste në qarkun Durrës, Indrit Gjoka në një […]
Dyshim për blerje vote në Lushnjë! Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari
Një 38-vjeçar është vënë në pranga nën dyshimin për blerje vote në qytetin e Lushnjës. Marin Leka akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”. Dyshohet se 38-vjeçari i ka marrë një shtetasi kartën e identitetit dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, […]
Berisha: Toto Rina i Shqipërisë u braktis nga socialistët në shesh, pasaporta evropiane e Ramës ka fytyrën e…
Nga Italia, në takimin me shqiptarët në Breshia, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh dje se PS bëri hapjen e fushatës më të shkretë që kjo forcë politike ka bërë ndonjëherë, duke theksuar se Toto Rina shqiptare, personazhin famëkeq të mafies italiane me të cilin etiketoi Ramën, e braktisën edhe vetë socialistët në shesh. […]
Gjyqi historik antitrust që mund të detyrojë Zuckerberg të shesë Instagramin
Një gjyq i rëndësishëm për çështjen antitrust ndaj gjigantit të mediave sociale, Meta, ka nisur këtë të hënë në Uashington. Komisioni Amerikan për Tregtinë (FTC) pretendon se Meta, e cila tashmë zotëronte Facebook-un, bleu Instagramin në 2012 dhe WhatsApp-in në 2014 me qëllim eliminimin e konkurencës, duke krijuar një monopol. Në vitin 2012, FTC shqyrtoi […]
Sot konferenca e katërt ndërqeveritare me BE/ Rama në Bruksel dhe Luksemburg, zbardhet agjenda e takimeve
Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e cila do të mbahet ditën e sotme në Luksemburg. Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës. […]