Nis zyrtarisht gara elektorale, Rama flet për TV Klan: PS ka një armatë të pathyeshme
Nis sot zyrtarisht gara elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Kryeministri Edi Rama thotë në një intervistë për Tv Klan se fushata e socialistëve bazohet në një armatë të pathyeshme dhe se beteja e tyre është anëtarësimi sa më shpejt i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gazetarja Elja Zotka: Si e ka konceptuar PS këtë fushatë? […]
PD çel sot fushatën, takim në sheshin “Nënë Tereza” sipas modelit “Trump”
Opozita do të jetë e para që do të çelë fushatën me një tubim që do të mbahet në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet ditën e sotme.Tv Klan mëson se kësaj radhe do ketë një skenografi krejt ndryshe dhe nga drejtuesi i fushatës Chris LaCivita është menduar që të jetë e njëjtë me atë të […]
Monika Kryemadhi reagon pas divorcit nga Ilir Meta: Për babain e fëmijëve të mi kërkoj…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pasditen e sotme për herë të parë pas divorcit nga Ilir Meta.Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Kryemadhi shpreh vlerësimin e saj për ish-bashkëshortin e saj dhe njëkohësisht babain e fëmijëve të saj. Ajo thekson se pavarësisht këtij lajmi, kërkon që në 11 […]
VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës arreston 4 shoferë, procedon 10 të tjerë, vendos 1425 gjoba…
Policia Rrugore e Shkodrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore. Akset monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin. […]
LaCivita mbërrin në Shqipëri/ Mediu: Bashkë me Berishën dhe opozitën për një ndryshim të madh
Strategu që do të udhëheqë fushatën elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita, ka mbërritur në Rinas pak caste më parë, ndërsa është pritur nga kreu u Partisë Republikane, Fatmir Mediu. ‘Mrekulli të kesh Chris LaCivitta përsëri në Shqipëri. Bashkë me Berishën dhe opostën për një ndryshim të madh’, shkruan Mediu […]
Negociatat BE-SHBA për tarifat, Von der Leyen: Nëse bisedimet dështojnë do taksojmë gjigantët amerikan të teknologjisë
Bashkimi Evropian është i përgatitur të vendosë taksa ndaj gjigantëve të teknologjisë amerikane nëse bisedimet me presidentin amerikan, Donald Trump dështojnë për të ulur tarifat për mallrat evropiane, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. “Ne po zhvillojmë masa hakmarrëse”, tha Ursula von der Leyen, të cilat potencialisht përfshijnë taksimin e të ardhurave […]
SHBA shkarkon komandantin në Groenlandë pas vizitës së JD Vance, email-i i tij për zëvendës/Presidentin amerikan shkaktoi pakënaqësi
SHBA njoftoi se shkarkimin e komandantit të bazës hapësinore Pituffik në Groenlandë, me argumentin e një “humbjeje të besimit në aftësinë e saj për të udhëhequr”. Ky vendim vjen pas vizitës kontroverse të Zëvendës Presidentit JD Vance në ishullin gjysmëautonom muajin e kaluar. “Veprimet për të minuar zinxhirin komandues ose për të përmbysur axhendën e […]
“Duam të dërgojmë 500 kg drogë”, investigimi i BBC për trafikun e kokainës nga Ekuadori në Europë: Rrugët që po përdor mafia shqiptare
“Mafia shqiptare më merrte në telefon dhe më thoshte: ‘Duam të dërgojmë 500 kg drogë’. Nëse nuk pranon, të vrasin”. César (jo emri i tij i vërtetë) është një anëtar i Kings Latin, një bandë kriminale droge në Ekuador. Ai u rekrutua nga një oficer i korruptuar i policisë kundër narkotikëve për të punuar për […]
Emrat/ Anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale, SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur
Njëzetë e shtatë persona, që dyshohen si anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale, janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Të pandehurit janë Endri Seiti, Luan Tafalla, Km Shaqiful Islam, Endrit Ismailaj, Alok Mittra, Arnol Shpata, Xhuljeta Çopa, Artur Mata, Antonio Specchio, Altin Hasani, Edmond Braha, Emmanuel Delphin Assako Ella, Arjel hoxha, […]
Mbërrin në portin e Shëngjinit anija me dhjetëra emigrantë të paligjshëm! Do të qëndrojnë në pritje të dëbimit
Dhjetëra emigrantë të paligjshëm, që janë ndaluar në Itali, mbërritën këtë të premte në portin e Shëngjinit. Ata do të vendosen në kampin e Gjadrit, të ndërtuar nga autoritetet italiane. Dy javë më parë, qeveria e Georgia Melonit vendosi t’i përdorë qendrat e Gjadrit dhe Shëngjinit për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të […]