Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Murrizit, 4 të plagosur
Një aksident i rëndë është shënuar në hyrje të tunelit të Murrizit, me pasojë 4 të plagosur. Policia bën me dije se rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si […]
“Me Hamasin nuk ka zgjidhje”/ Rama në Izrael: Janë nazistët e shekullit të ri
Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Medalja Presidenciale është një nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky është nder i jashtëzakonshëm për të, teksa shtoi […]
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike paraqitet në SPAK
Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike është paraqitur këtë mëngjes të hëne në SPAK. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Ende nuk dihen detaje në lodhje me paraqitjen e tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Top Channel
Elvis Roshi në fushatë për PD? Belind Këlliçi: Lufta e klasave ka mbaruar në 1990-n
Ish-kryebashkiaku i socialistëve në Kavajë, Elvis Roshi, ka dalë për të mbledhur vota për Partinë Demokratike dhe konkretisht për Elton Roshin që është kushëriri i tij dhe garon në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës. Për këtë u pyet edhe Belind Këlliçi duke u shprehur se lufta e klasave është mbyllur që në […]
Mbreti Charles nis turneun në Itali me Mbretëreshën Camilla pas shqetësimeve shëndetësore
Mbreti dhe Mbretëresha do të udhëtojnë në Romë për vizitën e tyre shtetërore në Itali, pavarësisht shqetësimeve të fundit për shëndetin e tij. Udhëtimi vjen vetëm një javë e gjysmë pasi Pallati Buckingham konfirmoi se monarku ishte dërguar në spital, pas efekteve anësore që lidhen me trajtimin e tij të vazhdueshëm të kancerit. Javën e kaluar, monarku iu […]
Rama: Pasaportë evropiane për të fituar më në fund dinjitetin e qytetarit të barabartë
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj këtë fundjavë një ndjekësi në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’Sy”, i cili shkruante se shqiptarVt po ikin në BE pa pasaporta dhe nuk iu duhet ajo e BE-së. “Pasaporta evropiane nuk duhet për të ikur se për të ikur ikën dhe me këtë që kemi ke të drejtë. Pasaporta […]
“Hamasi, nazistët e shekullit të ri”, Rama mesazhe të forta nga Izraeli: Shqipëria do të jetë shtëpia juaj e dytë! Shpresojmë në paqe, por…
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama është nderuar nga Presidenti i Izraelit me medalje presidenciale, e cila u akordohet personaliteve të rëndësishëm botëror në politikë, dhe në këtë rast vjen si nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike. Gjatë fjalës së tij, Rama shprehu falënderim […]
Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, raportohet për katër të plagosur, detajet e para
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në hyrje të tunelit të Murrizit, në rrugën e Arbrit. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar katër të rinj. “Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit […]
VIDEO/ E trishtë: Studentët mbushin oborrin me lule në kujtim të Ilaria Sulës
Ditën e sotme, në ora 14:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Ilaria Sulës në Universitetin La Sapienza, raporton gazetarja Alba Kepi. Ky ngjarje e trishtuar ka lënë shenja të thella në komunitetin universitar dhe më gjerë, ndërsa ngushëllimet vazhdojnë të mbërrijnë për familjen e të ndjerës. Në lidhje me hetimet për vrasjen e Ilaria […]
Vjedhje me dhunë dhe pastrim parash, dy të ekstraduar nga Gjermania dhe Italia (EMRAT)
Interpol Tirana ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve, të cilët ishin shpallur në kërkim. Mësohet se nga Gjermania është ekstraduar 18-vjeçari, Flavio Merkuri, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. I riu në bashkëpunim me vëllain e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash […]