Trump dhe Netanyahu anulojnë konferencën për shtyp, zhvillojnë një takim të kufizuar me gazetarët
Një konferencë për shtyp që ishte e planifikuar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është anuluar, konfirmoi Shtëpia e Bardhë. Në vend të kësaj, dy liderët do të realizojnë një takim më të kufizuar me gazetarët në Zyrën Ovale, ku do t’u përgjigjen pyetjeve. Ky ndryshim, sipas administratës Trump, vjen pas […]
Pse Besar Meta doli në fushatë? Gazetari tregon arsyet: Kjo është një lëvizje që ka për qëllim sigurinë e votuesve
Gazetari Arian Sulo ishte këtë të hënë i ftuar në një emision televiziv ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ndër të tjerat ai ka komentuar edhe angazhimin e djalit të Ilir Metës, Besar Metaj në fushatë. Ai tha se futja e tij në fushatë është një rast specifik për të dhënë më shumë siguri […]
Në vend të mitingjeve, burg, ja kush janë politikanët që 11 Maji i gjen të izoluar
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të ketë edhe votues specialë, politikanët e burgosur. Publikimi i listës përfundimtare të votuesve nga Ministria e Brendshme nxori në dritë edhe vendvotimet e posaçme të politikanëve. Këtë herë, Erion Veliaj nuk do të votojë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, por në burgun e Durrësit nga ku do […]
Luleshtrydhja greke me pesticide “djeg” fermerët vendas: Po penalizohemi padrejtësisht! Shteti të bëjë analizat
Tre ngarkesat me luleshtrydhe të importuara nga Greqia të cilat pasi kanë hyrë në tregun shqiptar kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, kanë sjellë rënie të ndjeshme të çmimit të luleshtrydhes në Frakull të Fierit. Shitja prej një jave është bllokuar si në tregun vendas ashtu dhe në shtetet fqinje, ku eksportohej luleshtrydhja […]
Duke filluar nga muaji maj, WhatsApp nuk do të funksionojë më në këto iPhone
Përdoruesit që nuk shkëputen dot nga celularët e modeleve të vjetra ndoshta do të duhet ta rimendojnë zgjedhjen e tyre. WhatsApp nuk do të funksionojë më në disa pajisje celulare. Disa ndryshime në përshtatjen e aplikacionit me sistemet operative nënkuptojnë që disa modele të vjetra celularësh nuk mund ta mbështetin funksionimin e tij. Numri i […]
17-vjeçari në Sarandë goditet 3 herë me thikë, parregullsitë në hetim lënë të lirë autorët
Më 27 mars 2025, një 17-vjeçar në Sarandë u godit tre herë me thikë në bark nga dy bashkëmoshatarë pas një konflikti për shkak të një vajze. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur 17-vjeçari ishte në takim me të dashurën e tij dhe u ndoq nga autorët. Ky ishte sulmi i dytë, pasi më 22 […]
Tirana feston me rezultatin 3-0 në derbi, zhgënjen Partizani
Tirana fiton 3-0 ndaj Partizanit në “Arenën kombëtare”, në një derbi të dominuar plotësisht. Bardheblutë e nisën ndeshjen në sulm dhe lëshuan sinjale të qarta. Zharmuni përfitoi në maksimum nga një top i kthyer, teksa nga fare pranë realizoi me kokë. Depërtim fantastik i Zharmuni, me këtë të fundit që provoi të fusë një top […]
Shqiptari kapet duke trafikuar drogë në Itali, i sekuestrohen gjysmë kilogrami kokainë dhe valutë cash
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar nën dyshimin për trafik droge. Operacioni u bë nga agjentët e Seksionit të Narkotikëve të Bolzanos gjatë fundjavës, pasi morën raportime për një vajtje-ardhje të dyshimtë në një godinë në lagjen “Don Bosco”. Gjatë kontrollit është kapur një shqiptar 28-vjeçar, me dënime të shumta penale, teksa i jepte kokainë […]
Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për DPI
Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një sistem monitorimi të cilën ekspertët e IT e konsiderojnë mjaft të rrezikshëm kur nuk shoqërohet me një kuadër ligjor për të mbrojtur të dhënat e qytetarëve. Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallanxha, të cilët e ngritën fillimisht këtë shqetësim, kanë folur […]
Bushati: SPAK fsheh mungesën e profesionalizmit me makineri propagande
Analisti Andi Bushati, ka deklaruar se SPAK ka ndërtuar një makineri të madhe propagandistike përmes mediave dhe analistëve të përzgjedhur. Ai tha se edhe vetë ka rënë viktimë e këtij iluzioni, duke besuar në “bombat e mëdha të SPAK”. Sipas Bushatit, tymnaja që po ngrihet për Veliajn është e njëjta që u përdor për çështjet […]