Bora rikthehet në qarkun e Shkodrës, si paraqitet situata në këtë zonë dhe në Shqipëri…
Në Qarkun Shkodër, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Në aksin rrugor Bogë-Theth kalimi bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë dhe të pajisura me zinxhirë. Aktualisht në këtë aks po punon një mjet borëpastruese e cila e ka të pamundur mbulimin e gjithë segmentit. Aksi rrugor Tamarë – Vermosh është i […]
Turqi/ Partia Popullore Republikane rizgjedh Ozgur Ozel në krye të saj
Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka detyruar Partinë Popullore Republikane (CHP) turke të zgjedhë liderin e saj për zgjedhjet presidenciale, duke vënë kështu në krye të kësaj force politike e një herë tjetër Ozgur Ozel.Lajmi konfirmohet nga media turke, e cila sqaron se në Ankara u mbajt një konventë me 1350 delegatë të […]
Shpopullimi/ Pa ujë dhe rrugë të shkatërruara, fshatrat e Përrenjasit drejt zhdukjes
Fshatrat e Përrenjasit po përballen me një braktisje të vazhdueshme nga banorët, të cilët detyrohen të largohen për shkak të mungesës së kushteve bazike të jetesës. Infrastruktura e amortizuar, mungesa e ujit të pijshëm dhe shërbimeve shëndetësore kanë bërë që shumë familje të kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër. Pavarësisht potencialit natyror të […]
Ushtria izraelite ndërpret 10 raketa, Izraeli: U lëshuan nga Gaza
Rreth dhjetë raketa u hodhën nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit sot në hapësirën e disa minutave, tha ushtria izraelite, duke shtuar se shumica e tyre u ndërprenë. “Sirenat e paralajmërimit të raketave në hyrje ranë midis orës 21:01 dhe 21:02 në zonën e Lakishit në jug, rreth dhjetë raketa u zbuluan në […]
Tragjike në Itali! Gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me shenja, gjendet trupi i pajetë i një gruaje në brigjet e lumit Serio
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, në zonën e Alzano Lombardos, ku një grua është gjendur e pajetë në brigjet e lumit Serio. Siç bëjnë me dije mediat, viktima (identiteti i së cilës nuk dihet ende) i përkiste moshës 30-35 vjeçe, teksa trupi i saj u gjet gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me […]
Vrasja makabre e Ilaria Sulës/ Nis hetimi për nënën e autorit, dyshohet se fshehu trupin e studentes shqiptare
Nëna e Mark Antony Samsonit, 23-vjeçarit që vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, tashmë është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës. Sipas asaj që raporton LaPresse, nëna e 23-vjeçarit filipinas kishte qenë e pranishme në shtëpi në momentin e krimit dhe kishte dëgjuar britmat e të resë që vinin nga dhoma e gjumit, ku […]
Macron: Rusia po vret fëmijë, edhe sa kohë do të luajnë me ofertat e paqes nga SHBA dhe Ukraina?
Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet e tij për popullin ukrainas pas një sulmi të rëndë rus në qytetin Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit Volodymyr Zelensky, ku humbën jetën 19 persona, mes tyre nëntë fëmijë. “Në këtë ditë zie kombëtare në Ukrainë, mendimet e mia janë me fëmijët dhe viktimat civile të sulmeve vdekjeprurëse […]
Dëbora deri në 10 cm në juglindje, probleme në qarkullim dhe në furnizimin me energji elektrike
Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm. Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës. Me […]
Vuçiç: Çdo vendim për të arrestuar Milorad Dodik do të ishte katastrofik, si për të rajonin edhe për Serbinë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se arrestimi i presidentit të Republikës Spërska, Milorad Dodik do të ishte katastrofik, si për të rajonin edhe për Serbinë. Vuçiç u shpreh se ka negociuar për ndryshimin e situatës në 10 ditët e shkuara me të gjitha nivelet, që nga NATO dhe me zyrtarë të lartë në Bruksel […]
Vështirësi në aksin rrugor Strugë – Qafë Thanë – Prrenjas, bllokohet qarkullimi për shkak të reshjeve të dëborës
Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Strugë–Qafë Thanë–Prrenjas. Në një video të siguruar nga syri.net, shihen makina të bllokuara në radhë, mes tyre edhe një automjet policie. Disa drejtues mjetesh kanë dalë jashtë makinave, ndërsa automjetet janë të fikura, duke dëshmuar situatën e vështirë në këtë segment. Nuk […]