Spahiu: Berisha e bëri Shqipërinë e vogël dhe jo madhështore, fali 6 milje det dhe Himarën te Greqia!
Sali Berisha e ka bërë Shqipërinë të vogël ndër vite që ka qenë në pushtet apo dhe në opozitë dhe jo madhështore. Kjo për shkak të aleancës së tij të shpallur me faktorin grek, njëherë duke i dhënë 6 milje det vendit fqinj dhe herë tjetër duke i dhënë Himarën (me Belerin), sikurse së fundmi […]
SHORTI – Finalet e Kampionatit Europian në Shqipëri, kuqezinjtë U- 17 njohin kundërshtarët…
Shorti për ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u hodh këtë të hënë në “Shtëpinë e Futbollit” duke përcaktuar grupet dhe kundërshtarët e tetë ekipeve kombëtare finaliste. Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor 2025. Shorti u hodh nga ambasadori i turneut, Klaus Gjasula, i cili tërhoqi […]
AKU nuk gjen asgjë nëpër tregje, 2.6 ton mish me salmonelë u konsumuan në Shqipëri…
Nuk gjendet asnjë gram nga 2.6 ton mish pule i kontaminuar me salmonelë që përfundoi në treg. Që prej datës 21 Mars kur ISUV konfirmoi praninë e bakterit në ngarkesën prej 7.8 ton fileto pule, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisi kontrolle në njësitë tregtare me qëllim bllokimin e produktit. Të kontaktuar nga Tv Klan, AKU […]
Shqipëria në BE për 5 vite? Dritan Hila: Premtimi realist, është në dorë të Bashkimit Europian
Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin Open në News 24 ka shprehur një qëndrim më optimist lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda pesë viteve. Sipas tij, Shqipëria është sot në një pozicion më të favorshëm se vendet e tjera kur ata kanë hyrë në BE, duke theksuar se ky […]
‘Ku do t’i gjejmë paratë për të rritur pagat e pensionet?’/ Berisha tregon rrugën drejt Shqipërisë Madhështore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rritja e pensioneve dhe pagës minimale siç ka premtuar PD është plotësisht e mundshme, nëse vihen në funksion mekanizmat rregullatorë të shteti. I ftuar në emisionin Now, Berisha solli si shembull koston e rrugëve të ndërtuar në kohën kur qeveriste PD me ato të ndërtuara në qeverinë […]
Marsi mund të vrasë astronautët, studimi i ri zbulon efektet shëndetësore të qëndrimit në Planetin e Kuq tek astronautët
Një studim i ri në Universitetin e Kalifornisë Jugore (USC) zbulon se vetë toka në Mars mund të dëmtojë shëndetin e astronautëve, duke shkaktuar dëme serioze dhe potencialisht të pakthyeshme të frymëmarrjes. Ndërsa njerëzit intensifikojnë përpjekjet për të kolonizuar Marsin, shkencëtarët po japin alarmin për një kërcënim të heshtur që mund të minojë çdo plan […]
E rëndë në Itali! 22-vjeçarja vritet me thikë në rrugë, zbulohen detajet e para
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mesina të Italisë, ku një 22-vjeçare është sulmuar me thikë dhe ka humbur jetën në spital disa çaste më vonë. Sara Campanella nuk ia doli t’i shpëtonte plagëve të marra në zonën e stadiumit në Viale Gazzi. Vajza, 22 vjeçe, studionte për infermiere. Me origjinë nga Palermo, ku jeton […]
Shtëpia e Bardhë mesazh të qartë për skandalin e mesazheve, sekretarja e shtypit: Askush s’do pushohet, çështja është mbyllur
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se “çështja është mbyllur” për skandalin “Signal” që tronditi Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar kur u pyet për statusin e hetimit të brendshëm. “Siç e ka bërë shumë të qartë presidenti, Mike Waltz vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit të tij […]
Përplaset furgoni i pasagjerëve me kamionin, 11 të vdekur, mes tyre tetë fëmijë
11 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën kur një furgon pasagjerësh u përplas me një kamion në shtetin verilindor të Brazilit Bahia, njoftuan sot autoritetet Aksidenti ndodhi mëngjesin e të hënës teksa dy automjetet po lëviznin në një autostradë në rajonin malor të Sapanta Diamantina, e cila është një destinacion i njohur […]
“Mua më takonte të isha në listë të hapur”, Majko shpjegon vendin në listën e PS: Nuk janë të lehta, situata është…
Pandeli Majko, i ftuar në një emision televiziv shpjegoi pse ai duhet të ishte në listën e hapur të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit. “Nëse do isha në listë të mbyllur, pyetja që do të më drejtohej do ishte: Po lini këta të rinjtë që të mbledhin vota për Partinë Socialiste? Mua personalisht […]