Plagosja me sende të forta në Kamëz, kapen dy kushërinjtë
Tre ditë pas ngjarjes ku tre persona u përleshën fizikisht në Kamëz, policia ka arrestuar dy kushërinjtë M.B dhe E. B. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasit e shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, pasi më datë 24.03.2025, në Kamzë, për motive […]
Seanca për vr*sjen e 14 vjeçarit, Luisi i shtrëngon dorën mamasë së Martinit
Prindërit e Martin Canit janë paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës, ku do të zhvillohet seanca paraprake dhe do të vendoset nëse do të kalojë apo jo për gjykim çështja kundër autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit, Mario Përlleshaj. Ngjitur me ta është parë edhe shoku i Martinit, Luis Meçja, i cili […]
Benet Beci: “Paketa e Maleve” sjell 10 vjet zero taksa për investitorët në turizëm dhe agroturizëm
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook mbi “Paketa e Maleve”, një ligj i ri i sapomiratuar që synon të nxisë investimet në zonat malore. Kjo paketë ofron mundësi për investime në agroturizëm, agropërpunim dhe turizëm malor, duke u drejtuar veçanërisht atyre që dëshirojnë të rikthehen në tokat […]
Berisha te Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e biznesit
Aktualitet Politikë E Enjte, 27 Mars 2025 14:44 “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e biznesit organizojnë takimin “Hartimi i një platforme për një zhvillim ekonomik të qendrueshëm”- shkruan Jorida Tabaku.
Zgjedhjet, Gjylameti: Garën se kemi me PD, por me vetveten
Deputetja dhe kandidatja për deputete e PS-së në Tiranë, Blerina Gjylameti thotë se në zgjedhje garën nuk e kanë me PD, por me vetveten. Gjylameti tha gjithashtu se PS reflekton pas çdo mandati duke përmirësuar punën e vet. “Kemi treguar që kemi transformuar rrënjësisht jo vetëm Shqipërinë, por çdo institucion. Ne nuk e kemi garën […]
APK thirrje zyrtarëve ta deklarojnë pasurinë, paralajmëron për gjoba dhe kallëzime penale nëse se bëjnë
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve që ende s’e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë këtë, duke u rikujtuar se mund të përballen me pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale. Procesi përfundon më 31 mars. Në njoftimin e APK-së bëhet me dije se deri tani 6 mijë e 420 […]
“Për Ballukun s’ka asnjë rëndësi sakrifica e fermerëve”, Bardhi: Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka një rënie dramatike!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se PD do të ofrojë mbështetje të fuqishme për fermerët, duke theksuar se zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk do t’ia dijë për sakrificën e tyre. Bardhi u shpreh se prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka pësuar një rënie dramatike, ndërsa produktet kanë mbetur stok, teksa theksoi se ka […]
Lejoi të merrej nafta kontrabandë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, Apeli i GJKKO lë në burg policin
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e burgimit për Armand Marvataj, efektivin e policisë, i cili dyshohet se ka përfituar 10 mijë euro për lehtësimin e kontrabandës së naftës. Sipas hetimeve, Marvataj ka lejuar Drilon Mallutën dhe Juxhin Kokën të nxjerrin naftë kontrabandë të bllokuar në Durrës, të sekuestruar nga autoritetet. […]
“Black Eagle” në Belgjikë, dëshmon edhe biznesmeni nga Vlora, babai i tij drejtues i rrjetit të trafikut të drogës: S’kisha dijeni që im atë ishte në kërkim ndërkombëtar
Vijon procesi “Shqiponja e Zezë” në Belgjikë, ku 34 persona akuzohen se i përkasin një organizate kriminale aktive në shitjen e kokainës në shkallë ndërkombëtare. Arten Hamzai, i biri i Alfredo Hamzai, drejtuesit të rrjetit të trafikut, ka deklaruar para Gjykatës së Apelit të Brukselit të mërkurën se ai nuk dinte asgjë për aktivitetet e […]
Sherri në Kamëz, arrestohet dy kushërinjtë në kërkim
Policia e Tiranës ka kapur dy kushërinjtë Marjo dhe Ersjon Boja, të cilët pak ditë më parë i prenë rrugën 38-vjeçarit Redi Vata në Kamëz dhe më pas e dhunuan me sende të forta. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasit e shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç […]