Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas kundërshtimit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në konsultimet me presidentin Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar demokratët, duke kujtuar bojkotet dhe përplasjet e mëparshme brenda opozitës. Ai ka konfirmuar se Partia Socialiste do të marrë pjesë në konsultimet me presidentin, ndërsa ka përmendur periudhën 15 prill – 15 maj 2027 si kohën kur pritet të zhvillohen zgjedhjet vendore. “Çdo President i Republikës ka bërë të njëjtën procedurë, duke ftuar partitë politike për konsultimin e datës së zgjedhjeve. Por sot “depoja e molotovëve”-SHQUP qenka shprehur kundër kësaj tradite. Uroj që t’i thërrasin arësyes dhe të marrin pjesë...