Dasmë shqiptaro-franceze: Pavard dhe Kleofina festojnë në Amalfi

Dasmë shqiptaro-franceze: Pavard dhe Kleofina festojnë në Amalfi

Futbollisti i njohur i Interit dhe përfaqësueses franceze, Benjamin Pavard është kurorëzuar në martesë me bukuroshen shqiptare Kleofina Pnishi, gjatë një ceremonie përrallore të zhvilluar në brigjet magjepsëse të Amalfit, Itali.Çifti kishte kohë që ishin bashkë, ndërsa propozimi romantik për martesë kishte ndodhur verën e kaluar, pikërisht në bregdetin e Jugut të Shqipërisë, ku Pavard kishte befasuar Kleofinën me unazën e fejesës.Këtë fundjavë, dyshja ka kremtuar dashurinë e tyre në një dasmë që zgjati dy ditë, mes një ambienti intim me familjarë dhe miq të afërt. Ceremonia dhe festa u zhvilluan me një stil që përshkroi të dy kulturat, atë...