Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Dashuria’ që bën dëm! Studimi i ri paralajmëron për rrezikun e patateve të skuqura
Konsumimi i shpeshtë i patateve të skuqura lidhet me një rrezik më të lartë për të pasur diabet të tipit 2, krahasuar me pjekjen, zierjen dhe shtypjen e tyre. Një studim i publikuar në British Medical Journal thotë se nëse hani patate të skuqura tri herë në javë rrisni mundësinë me 20% dhe me 27% nëse arrini në pesë herë në javë. Patatet janë ushqimi i tretë më i konsumuar në botë pas orizit dhe grurit. Ato vetë nuk përbëjnë rrezik për shëndetin por skuqja dhe më pas konsumimi, rrit gjasat për diabet të tipit 2. Shkencëtarët studiuan lidhjen mes konsumimit të patateve dhe diabetit të tipit 2. Nëse dikush ha patate të skuqura tri herë në javë, ka 20% më shumë mundësi për të...