Dashnor Sula për Berishën: E ka marrë malli për mua, ja çfarë bisedoj me Ramën në mesnatë

Dashnor Sula për Berishën: E ka marrë malli për mua, ja çfarë bisedoj me Ramën në mesnatë

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka folur për të kaluarën e tij politike dhe marrëdhëniet me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për Edicionin Qendror të Lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, Sula iu përgjigj deklaratave të Berishës, i cili ka kritikuar largimin e tij nga Partia Demokratike. Sula tha me ironi se Berishës “i ka marrë malli” për të, duke iu referuar komunikimit të fundit mes tyre. Ai deklaroi se, sipas tij, marrëdhëniet politike u përkeqësuan pas zhvillimeve brenda PD-së dhe procesit të primareve. Duke folur për raportet me kryeministrin Edi Rama, Sula tha se komunikimi mes tyre është i shpeshtë dhe lidhet kryesisht me problematikat e qytetarëve që kërkojnë ndërhyrje institucionale....