DASH u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Irani

DASH u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Irani

Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. Sipas njoftimit, DASH u kërkon që të largohen në një vend më të sigurt. “Bëni një plan për t’u larguar nga Irani, që nuk mbështetet në ndihmën e qeverisë amerikane. Nëse nuk mund të largoheni, gjeni një vend të sigurt në vendbanimin tuaj ose një ndërtesë të sigurt. Koha po mbaron”, thuhet në mesazhin e DASH.
Burimi: Syri.net