Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
DASH propozon rregullin e ri: Aplikantët për vizë, garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA
Departamenti Amerikan i Shtetit ka propozuar një rregull të ri, sipas të cilit aplikantët për viza turistike dhe biznesi mund të detyrohen të vendosin një garanci financiare deri në 15,000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Masa është pjesë e një programi pilot 12-mujor që synon të kufizojë qëndrimet e paligjshme dhe të forcojë kontrollet ndaj dokumentacionit të aplikantëve nga vende me nivele të larta të tejkalimit të afatit të vizësa, sipas AP. Sipas njoftimit që do të publikohet të martën në Federal Register, kjo masë do të zbatohet ndaj qytetarëve nga vende që kanë shkallë të lartë të qëndrimeve të paligjshme dhe mungesë të kontrolleve të brendshme mbi sigurinë e dokumenteve. Garancia financiare do të jetë në vlerat 5,000, 10,000 ose 15,000...