DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce të martën, duke konfirmuar vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë. “Ne jemi në dijeni për sulmet e natës së mbrëmshme në Kiev, që kanë rezultuar me shumë viktima, përfshirë vdekjen tragjike të një shtetasi amerikan. Ne dënojmë këto sulme dhe u shprehim ngushëllime familjarëve të të prekurve”, ka thënë Bruce në një konferencë për media. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë të martën se shtetasi amerikan, një 62-vjeçar, ka vdekur si pasojë e sulmeve...
Burimi: Top-Channel.tv