Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Darka e liderëve nga Samiti i NATO-s në Hagë, Zelensky paraqitet për herë të parë civil
Me një darkë solemne në pallatin Huis Ten Bosch në Hagë, e ofruar nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima, nisi zyrtarisht Samiti i NATO-s, i cili këtë vit zhvillohet nën një atmosferë të ngarkuar gjeopolitike dhe me pjesëmarrjen e liderëve kyç të aleancës ushtarake. Atmosfera në darkën mbretërore nuk mungoi të tërhiqte vëmendje për detaje protokollare, ku Trump u shfaq me një kostum blu të hapur, ndërsa Volodymyr Zelensky, në një paraqitje të rrallë jashtë uniformës ushtarake, kishte zgjedhur një kostum zyrtar. Nga ana tjetër, Presidenti francez Emmanuel Macron përshëndeti Mbretëreshën Máxima dhe princeshën Amalia me një gjest të vjetër,...