Danimarkë, kërcënime me bombë në disa shkolla, policia: Nuk ka prova për rrezik real
Autoritetet daneze kanë nisur hetimet pas një vale kërcënimesh me bombë të dërguara përmes postës elektronike në disa shkolla në mbarë vendin. Pavarësisht shqetësimit të krijuar te nxënësit, prindërit dhe stafi arsimor, policia thotë se deri tani nuk ka të dhëna që kërcënimet të jenë reale. Policia e Kopenhagës bëri të ditur se mesazhet u janë dërguar institucioneve arsimore në zona të ndryshme të vendit dhe se, bazuar në vlerësimin fillestar, ato konsiderohen të pabazuara. Autoritetet theksuan se po mbajnë kontakte me shkollat dhe strukturat përgjegjëse për parandalimin e incidenteve, për të garantuar sigurinë dhe për të shmangur përhapjen e panikut. Edhe policia në Jutlandën e Veriut deklaroi se aktualisht nuk ka arsye për evakuimin e shkollave apo vendosjen e masave të jashtëzakonshme të sigurisë....
Burimi:
syri.net