Zjarri në spitalin e Berlinit plagos 15 persona, një në gjendje kritike
Një zjarri që shpërtheu të dielën në mbrëmje në një spital të Berlinit plagosi 15 persona, të cilët pësuan thithje tymi, njofton departamenti i zjarrfikësve të kryeqytetit gjerman. Njëri prej të plagosurve konsiderohet në gjendje kritike, një tjetër në gjendje të rëndë. Të tjerët pësuan lëndime të lehta, sipas të njëjtit burim zyrtar. Evakuimi i stafit dhe pacientëve u krye me shpejtësi pasi tymi kishte depërtuar në pjesë të tjera të ndërtesës, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve. Zjarri në spitalin e Berlinit shpërtheu në dhomën e një pacienti në katin e parë të ndërtesës, në lagjen lindore të Lichtenbergut. Zjarrfikësit arritën ta shuanin shpejt flakët. Por tymi kishte depërtuar në pjesë të tjera të ndërtesës, duke i detyruar ata që ndodheshin brenda të evakuoheshin me...
Burimi:
kohajone.com