Damian Gjiknuri “mesyn” në Sarandë – fushatë intensive për një mandat në Parlament

Damian Gjiknuri “mesyn” në Sarandë – fushatë intensive për një mandat në Parlament

Edhe pse nuk është kandidat zyrtar në Bashkinë e Sarandës, Damian Gjiknuri po zhvillon një fushatë të intensifikuar në këtë qytet bregdetar, duke kërkuar mbështetje të gjerë nga qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Burime pranë strukturave lokale të PS-së bëjnë me dije se Gjiknuri ka intensifikuar takimet me banorët, bizneset dhe aktivistët socialistë në Sarandë, në përpjekje për të maksimizuar votat personale që mund t’i sigurojnë një karrige në Kuvend. Gjiknuri është pjesë e listës së hapur të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës dhe synon të mbështetet në votat preferenciale për të fituar një mandat deputeti....
Burimi: Sarandanews.com