“Damarët” e Tokës që i kanë “dhënë” jetë njerëzimit

“Damarët” e Tokës që i kanë “dhënë” jetë njerëzimit

Lumenjtë kanë qenë gjithmonë “djepi” i qytetërimeve të mëdha, duke shërbyer si rrugë të rëndësishme komunikimi, nyje të lehtësimit të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve, e madje në të kaluarën edhe si mburoja mbrojtëse. Përgjatë rrugëve ujore, natyra ka krijuar kryevepra të mrekullueshme. Më poshtë, do të rendisim disa prej lumenjve më magjepsës në botë. Lumi i Amazonës Gjendet në Amerikën e Jugut dhe është lumi më i gjatë në botë, e po ashtu më i madhi për sa i përket rrjedhës së ujit, numrit të degëve dhe madhësisë së pellgut ujëmbledhës. Lumi Amazon rrjedh nëpër Peru, Kolumbi, Brazil dhe pas më shumë se 7000 kilometrash, derdhet në Oqeanin Atlantik me një grykëderdhje të gjerë 200 km.    Lumi Nil Egjiptianët e lashtë e konsideronin atë si një hyjni dhe si babanë...