Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dalja e trenit nga shinat në Gjermani, tre të vdekur dhe disa të plagosur
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë të dielën në mbrëmje, sipas autoriteteve lokale. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:10 me orën lokale, pranë qytetit Riedlingen, afër Stuttgartit, kur treni në linjën Sigmaringen–Ulm doli nga shinat në një zonë pyjore. Sipas raportimeve fillestare, të paktën dy vagona dolën nga binarët, duke shkaktuar viktima dhe bllokimin e pasagjerëve brenda mjetit. Operatori hekurudhor Deutsche Bahn konfirmoi aksidentin, duke deklaruar se “shkaqet janë ende të panjohura”, ndërsa nënvizoi se në zonë ishte regjistruar një stuhi pak...