Dalin pamjet e para nga impianti bërthamor ‘Fordow’ në Iran pas sulmit të SHBA

Dalin pamjet e para nga impianti bërthamor ‘Fordow’ në Iran pas sulmit të SHBA

Një imazh satelitor tregon pasojat e sulmit amerikan mbi impiantin bërthamor të Fordow, duke nxjerrë në pah pikën e mundshme të hyrjes së bombave në kompleks. Presidenti amerikan theksoi se ndaj objektit të Fordow, të njohur si “mali bërthamor”, avionët B-2 të Forcave Ajrore Amerikane hodhën bomba “bunker-buster” (sipas CNN 14 të tilla) me peshë 14 ton secila. Ndërkohë, ndaj impianteve të Natanz dhe Esfahan janë përdorur 30 raketa Tomahawk, të lëshuara nga nëndetëse amerikane nga një distancë prej 650 kilometrash.
Burimi: Javanews.al