Dalin exit-poll-et për zgjedhjet në Izrael, drejt cilit kamp po shkon fitorja
Exit-poll-et e publikuara pas mbylljes së qendrave të votimit në Izrael tregojnë një garë të ngushtë mes kampit të kryeministrit në detyrë, Benjamin Netanyahu, dhe opozitës së drejtuar nga Gadi Eisenkot. Sondazhet paraprake nuk i japin asnjërit bllok 61 mandatet e nevojshme për të formuar shumicën parlamentare, duke hapur rrugën për negociata të vështira politike. Sipas projeksioneve të publikuara nga televizionet izraelite Channel 12, Channel 13 dhe transmetuesi publik Kan, blloku i Netanyahut pritet të marrë rreth 50 mandate në Knesset, parlamentin me 120 vende. Ndërsa opozita e drejtuar nga Eisenkot projektohet të sigurojë 52 deri në 53 mandate. Partia Likud e Netanyahut pritet të mbetet forca më e madhe individuale, me 24–25 mandate, ndërsa partia Yashar e Eisenkot parashikohet të marrë 21–23 vende. Megjithatë,...
Burimi:
syri.net