Dalin dokumentet- Si e grabitën gjermanët arin e Shqipërisë

Dalin dokumentet- Si e grabitën gjermanët arin e Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivaveka publikuar në faqen e saj në Facebook disa dokumente interesante këtë të premte. Ajo thotë se më 16 shtator 1943, u grabit ari i Bankës së Shqipërisë. Operacioni u drejtua nga SS Major Herbert Kappler. Sasia e grabitur e arit përllogaritet të arrijë sasinë e 23 408 kilogramëve. Ari u zhvendos nga Roma drejt “Rajh Bank”-ut dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Turingisë. Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të New York-ut. Bashkëngjitur paraqiten shënime mbi arin rezervë të monedhës shqiptare. Me notën e 3 nëntorit 1943 drejtuar Kryekonsullatës gjermane, qeveria shqiptare kërkoi që ari të depozitohej në Zvicër pranë Bankës së emisionit, duke...