Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Dalin analizat, të gjitha mostrat e vezëve në Elbasan me salmonele
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), publikoi rezultatet zyrtare për analizat mikrobiologjike të kryera mbi 5 kampione vezësh të marra zyrtarisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), rajoni Elbasan.Të gjitha kampionet kanë rezultuar pozitive për prezencën e bakterit Salmonella spp., sipas standardit ndërkombëtar ISO 6579-1:2017.“Ky rezultat është alarmant dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, veçanërisht në rastet kur produkti konsumohet pa përpunim të duhur termik. Prania e Salmonella spp. në vezë mund të shkaktojë sëmundje akute gastrointestinale tek konsumatorët, me pasoja serioze për grupet më të ndjeshme të popullatës (fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna, persona me imunitet të ulët)”, tha Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli.Bazuar në këtë situatë, Urdhri i veterinerit rekomandon veprim të menjëhershëm për ndalimin e tregtimit të...