“Daily Express”: Eksperti britanik zgjedh Shqipërinë për pushimet e vjeshtës: Absolutisht e mrekullueshme

“Daily Express”: Eksperti britanik zgjedh Shqipërinë për pushimet e vjeshtës: Absolutisht e mrekullueshme

Shqipëria po ngjitet me shpejtësi në hartën e destinacioneve të preferuara për pushimet e vjeshtës, duke ofruar plazhe, histori, mikpritje dhe çmime të favorshme. Eksperti britanik i udhëtimeve, Simon Calder e veçon vendin për bukuritë natyrore, çmimet e favorshme dhe mikpritjen e shqiptarëve, duke e cilësuar atë si një destinacion “absolutisht të mrekullueshëm”. Calder ka përzgjedhur destinacionin, që e konsideron ndër alternativat më të mira për një udhëtim të përballueshëm gjatë vjeshtës, duke vlerësuar veçanërisht raportin e favorshëm mes çmimeve dhe asaj që ofron, shkruan Vita Molyneux, në një artikull të publikuar nga media britanike “Daily Express”. Sipas ekspertit të udhëtimeve, destinacioni evropian i ka fituar zemrën që prej viteve 1980. Tashmë, e renditur si një pikë turistike e rëndësishme, çmimet kanë mbetur ende në...