Cvijanoviq bisedon për situatën në Bosnje dhe rajon me shefen e stafit të Trumpit

Cvijanoviq bisedon për situatën në Bosnje dhe rajon me shefen e stafit të Trumpit

Anëtarja e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, njoftoi në rrjetet sociale se në Shtëpinë e Bardhë është takuar me shefen e kabinetit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me të cilën ka biseduar për situatën në Bosnje dhe rajon. “Ishte kënaqësi të bisedoja sot në Shtëpinë e Bardhë me Susie Wiles, shefen e stafit dhe bashkëpunëtoren më të afërt të presidentit amerikan Donald Trump, për situatën në Bosnjë e Hercegovinë dhe rajon. Po ndërtojmë miqësi të reja dhe po forcojmë ato të vjetrat. Presim me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit”, shkroi Cvijanoviq në rrjetet sociale. Qeveria e entitetit Republika Sërpska gjatë dhjetë vjetëve të fundit ka angazhuar gjithsej 15 kompani amerikane lobimi dhe firma avokatie, përfshirë edhe përfaqësinë e saj të regjistruar...