Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Çudit Andrea: Ju bëj thirrje mos shkoni në gjimnaz! Ja çfarë duhet të bëni
Fermeri simpatik mjaft i famshëm në rrjetet sociale, ka bërë sot një thirrje për të gjithë të rinjtë që presin të ndjekin arsimin e mesëm. Ai ka këshilluar se të rinjtë duhet të tregohen të zgjuar dhe të ndjekin shkollat profesionale. “Të marrësh një zanat si hidraulik apo elektricist”,thotë ai, është si “të bësh një universitet”. Është e rrallë që VIP-at shqiptarë të merren me arsimin dhe të tregojnë eksperiencat e tyre. Andrea këtë sapo e bëri dhe ne e përgëzojmë. /vizionplus.tv