Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji
Gjatë debatit në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti socialist Bledi Çuçi dënoi dhunën e ushtruar ndaj policisë gjatë protestave, duke e cilësuar atë si një sulm jo vetëm ndaj efektivëve me uniformë, por edhe ndaj institucioneve kushtetuese dhe rendit publik. Çuçi theksoi se e drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta, por sipas tij, dhuna dhe vandalizmi nuk mund të tolerohen. Ai bëri dallimin mes efektivëve të policisë, të cilët kanë detyrimin ligjor për të ruajtur rendin publik, dhe personave që, sipas tij, kanë përdorur maska dhe molotovë gjatë protestave. Deputeti socialist kërkoi që organet ligjzbatuese të marrin masa ndaj personave që sulmojnë institucionet shtetërore dhe subjektet private, duke u bërë thirrje edhe anëtarëve të tjerë të komisionit të...
Burimi:
argjiroja.net