Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Ç’thuret” Thurja e Shabanit, largohet dhe drejtuesi i Korçës: Do jem i pavarur në Këshillin Bashkiak
Tre largime zyrtare në më pak se 24 orë kanë ndodhur nga “Nisma Thurje” pas përplasjes mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit, ku hodhën akuza të forta ndaj njëri-tjetrit, për shkak se kush do e merrte mandatin e vetëm të fituar nga “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. I fundit që ka njoftuar largimin është drejtuesi i “Nismës Thurje” në Qarkun e Korçës, Klajdi Pllaha, i cili bën me dije se si anëtar i Këshillit Bashkiak në Korçë do të vijojë të jetë i pavarur. Sipas tij, ngjarjet e zgjedhjeve të fundit treguan se idealizmi është humbur...