Csaba Laszlo zyrtarizohet në stolin e Vllaznisë
Pas shkarkimit të Edi Martinit, Alban Xhaferi zyrtarizon pasuesin e tij te Vllaznia. Është Csaba Laszlo me origjinë nga Hungaria, por i lindur në Rumani teksa ka dhe pasaportë gjermane. Në karrierën e tij ka drejtuar përfaqësuesen e Ugandës dhe Lituanisë, teksa te Hungaria ishte ndihmës trajner. Si trajner klubesh ishte për herë të fundit te Sepsi OSK në Rumani. Në vitin 2005 u shpall “Trajneri i Vitit” në Hungari me Ferencvaroshin. E përseriti në vitin 2009 në Skoci me Hearts. Vllaznia pas 5 javëve të para, qëndron në fund me vetëm 2 pikë. Post navigation
Burimi:
sportiim.al