CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve: E papranueshme dhuna policore ndaj fëmijëve!
foto nga protesta TIRANË- Përfshirja e të miturve në protestat e ditëve të fundit dhe pretendimet për dhunë policore ndaj tyre kanë sjellë reagimin e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA–ECPAT Shqipëri) dhe Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijët (ALO 116-111). Dy organizatat shprehin shqetësimin për trajtimin e fëmijëve dhe adoleshentëve gjatë tubimeve, duke kërkuar hetim të pavarur për çdo pretendim për dhunë, përfshirë rastet ku dyshohet se janë përfshirë persona me veshje civile, identiteti dhe autorizimi i të cilëve duhet të verifikohen. CRCA dhe ALO 116-111 theksojnë se dhuna e ushtruar nga individë gjatë protestave nuk justifikon përdorimin e forcës së panevojshme apo joproporcionale ndaj qytetarëve, veçanërisht të miturve. Organizatat dënojnë gjithashtu sulmet ndaj punonjësve të policisë dhe dëmtimin e...
Burimi:
zeri.ai