Ç’po ndodh me Edon Zhegrovën, Juventus ndërmerr vendim drastik për të
Juventusi ka dorëzuar në UEFA listën zyrtare të futbollistëve për sezonin 2026/27 të Ligës së Evropës, ndërsa në të nuk figuron emri i futbollistit të Kosovës, Edon Zhegrovës. Zhegrova nuk është përfshirë në Listën A të klubit italian, duke bërë që ai të mos jetë në dispozicion të Juventusit në fazën e parë të garave evropiane. Zhegrova mungoi edhe në ndeshjen e fundit të Juventusit, ku skuadra arriti fitore ndaj Parmës. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe, klubi italian e kishte nxjerrë futbollistin në shitje, por deri më tani nuk kishte marrë ndonjë ofertë serioze për të. Vendimi për ta lënë jashtë listës së UEFA-s vjen në një kohë kur raportimet në Itali sugjeronin se Zhegrova nuk bën më pjesë në planet e Juventusit. Tashmë, kjo situatë...
Burimi:
vizionplus.tv