Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Corriere: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet Shqipëria, pushuesit i kthehen Puglia-s
‘Efekti’ i Shqipërisë’, për sa i përket turizmit në plazh, duket se po zbehet. Ose më saktë, nuk po tërheq më turistët italianë të cilët që gjatë tre viteve të fundit, e kishin konisderuar Shqipërinë një destinacion ekonomik për pushime përtej Adriatikut. “Në të vërtetë,” shpjegon Michele Viola, pronare e operatorit turistik Goodays, “ne kemi vënë re tashmë një rënie fillestare në fund të sezonit të verës së kaluar. Ky trend është përsëritur ndjeshëm në vitin 2025: pak njerëz po telefonojnë për të rezervuar bregdetin shqiptar; grupet preferojnë të zgjedhin mundësi të tjera”. Shifrat, të paktën ato nga agjencia me seli në Bari, tregojnë një rënie krahasuar me tre vjet më parë, kur “numri i italianëve që udhëtonin në bregdetin shqiptar u rrit me 30...