Copëza xhami në pudingun “Arla”, AKU ngre ALARMIN: Bllokohen 3 ton në Shqipëri, mos e konsumoni!

Copëza xhami në pudingun “Arla”, AKU ngre ALARMIN: Bllokohen 3 ton në Shqipëri, mos e konsumoni!

foto ilustruese TIRANË- Një tjetër alarm për sigurinë ushqimore ka prekur vendin tonë. Këtë herë, alarmi vjen nga Danimarka, ku autoritetet atje kanë njoftuar tërheqjen e e një produkti ushqimor që përdoret nga personat që ndjekin një regjim të pasur me proteina. Bëhet fjalë për pudingun proteinik të markës “Arla”, me origjinë nga Danimarka, ku janë konstatuar prani të copëzave të xhamit. Rasti është përfshirë edhe në sistemin europian të alarmit të shpejtë për ushqimin dhe ushqimin për kafshë (RASFF), përmes të cilit vendet anëtare njoftojnë njëri-tjetrin për rreziqet që lidhen me produktet ushqimore. alarmi ne RASFF Alarmi ka mbërritur deri në Shqipëri, ku Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se pas verifikimeve është konstatuar se në vendin tonë janë importuar gjithsej 4,608 kilogramë të këtij...