Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Conte: Qëndrova pasi u takova me De Laurentiis dhe ai i kuptoi gabimet e së shkuarës
Antonio Conte i rikthehet takimit me presidentin e Napoli, Aurelio de Laurentiis, takim që ndryshoi historinë e sezonit të ardhshëm. Lamtumira e trajnerit dukej praktikisht e sigurt pas fitores së titullit, por në fund Conte qëndroi. “I sqaruam gjërat, ishte thelbësore të bisedonim. Ai i kuptoi gabimet ose në çdo rast situatat që duhen përmirësuar. Unë kam një kontratë, ndaj sqarimi mes nesh ishte pika kyçe“, u shpreh Antonio Conte. Trajneri i kampionit italian mohon edhe një herë kontaktet me Juventus edhe pse pranon se dikush i ka trokitur në derë, ndonëse nëpërmjet ndërmjetësve: “Ishin thashetheme që lënduan, nuk morën...