Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Conference League/ Hidhet shorti për fazën play-off, mësoni rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare
Në Nyon të Zvicrës u hodh këtë të hënë shorti për fazën play-off të Conference League. Për momentin skuadrat ndodhen në fazën e tretë kualifikuese, por UEFA i ka paraprirë ngjarjeve dhe ka njerrë rivalët e mundshëm. Kundërshtarët i kanë mësuar edhe Drita dhe Ballkani. Kampionët e Shqipërisë, Egnatia luan kundër Olimpija Ljubjana në turin e tretë kualifikues. Në rast se kalon sllovenët, Egnatia do përballet me fituesin e çiftit Lincoln Red Imps – Noah. Si skuadra nga Gjibraltari ashtu edhe ajo nga Armenia janë në letër të lehta dhe Egnatias i mbetet të kalojë Olimpjan. Nga ana tjetër, Dinamo luan në turin e tretë kualifikues kundër...