”Conde Nast Traveler”: Shqipëria destinacioni ku mikpritja takohet me natyrën, traditën dhe luksin

”Conde Nast Traveler”: Shqipëria destinacioni ku mikpritja takohet me natyrën, traditën dhe luksin

Shqipëria po shndërrohet në destinacionin ku mikpritja po takohet me natyrën, traditën dhe luksin, shkruan faqja e njohur turistike ”Conde Nast Traveler”. Pyetni thuajse çdo vizitor që ka shkelur në Shqipëri dhe përgjigjja do të jetë e ngjashme: është ngrohtësia e njerëzve ajo që e bën këtë vend të paharrueshëm. Përtej peizazheve mahnitëse, lumenjve kristalorë, majave të mbuluara me dëborë, bregdetit të kaltër të Jonit dhe pasurisë së jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore, janë shqiptarët, mirësia dhe mikpritja e tyre e njohur, që i japin një vizite në vend një dimension të veçantë. Për dekada me radhë, Shqipëria mbeti e izoluar nga bota e jashtme, nën regjimin komunist të drejtuar nga diktatori Enver Hoxha. Vendi jetoi për vite nën një sistem të kontrollit të rreptë, ku...