Coelho: U ula dhe qava… i ftohti i dimrit më bëri t’i ndjej’ lotët mbi fytyrë
Buzë lumit Piedra…… U ula dhe qava. Legjenda thotë se gjithçka bie në ujin e këtij lumi, gjethe, insekte, pendë zogjsh, shndërrohet në zaje për shtratin e tij.Ah, ta shkulja zemrën nga gjoksi dhe ta hidhja në rrjedhë, atëherë nuk do të kishte më dhimbje, as përmallim, as kujtime. Buzë lumit Piedra u ula dhe qava. I ftohti i dimrit më bëri t’i ndiej lotët mbi fytyrë: lot të nxehtë që u përzien me ujërat e akullta që rridhnin para meje. Diku, lumi bashkohet me një tjetër. Pastaj edhe me një tjetër, derisa larg syve të mi dhe larg zemrës sime, të gjitha ujërat bashkohen me detin. Le të rrjedhin lotët e mi aq larg, saqë dashuria ime të mos e marrë vesh kurrë...
Burimi:
kultplus.com