Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Coco Before Chanel”, një portret i guximit, thyerjes së rregullave dhe stilit që nuk vdes
Në botën e modës, ikonat nuk maten vetëm me veshjet që krijojnë, por me ndikimin që lënë pas. Ato që bëjnë dallimin nuk janë thjesht stilistet e suksesshme, por ato që kanë guxuar të ndryshojnë rregullat e lojës. Në një industri që shpesh është ndërtuar mbi paraqitje, lukse dhe konformizëm, gratë si Gabrielle “Coco” Chanel hynë si furtunë, me vizion të qartë dhe zemër të pathyeshme. Filmi “Coco Before Chanel” (2009), me regji nga Anne Fontaine dhe protagoniste Audrey Tautou, nuk është një histori për famën, por për rrugën e vështirë që të çon deri tek ajo. Është një rrëfim intim mbi një grua që, shumë përpara se të bëhej simbol i elegancës franceze, ishte një vajzë e varfër, e braktisur nga jeta, por jo...