Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
CNN: 5 skenarë për fundin e luftës në Ukrainë dhe pse Trump do takohet me Putin
Bota po pret me padurim takimin e ardhshëm Donald Trump-Vladimir Putin, me CNN që përpiqet të përshkruajë arsyet pse të dyja palët thanë “po” tani për një takim kokë më kokë, si dhe skenarët e mundshëm për përfundimin e luftës në Ukrainë. Sipas rrjetit amerikan, presidenti amerikan dëshiron të shfrytëzojë fuqinë e personalitetit të tij për të arritur një marrëveshje, duke besuar se intransigjenca gjashtëmujore e Moskës mund të kapërcehet me një takim me udhëheqësin e Kremlinit, pasi ai ende duket se beson se Putini mund të bindet të ndalojë luftën pavarësisht qëndrimeve ekstreme që ka shprehur. Sa i përket udhëheqësit rus , CNN beson se ai po blen kohë, pasi ka refuzuar tashmë ofertën e evropianëve, SHBA-së dhe Ukrainës për një armëpushim pa kushte...