Ç’ndodhi gjatë krizës së raketave kubane dhe pse po krahasohet me luftën në Ukrainë?

Ç’ndodhi gjatë krizës së raketave kubane dhe pse po krahasohet me luftën në Ukrainë?

Presidenti amerikan Joe Biden tha dy ditë më parë se lufta e Vladimir Putin në Ukrainë mbart rrezikun më të madh të përdorimit të armëve bërthamore që nga kriza e raketave kubane në 1962. Duke folur në një mbledhje fondesh të Partisë Demokratike në Nju Jork të enjten, Biden tha: “Për herë të parë që nga kriza e raketave kubane, ne kemi një kërcënim të drejtpërdrejtë të përdorimit të armëve bërthamore nëse, në fakt, gjërat vazhdojnë në rrugën që janë duke shkuar, shkruan SkyNews. “Ne nuk jemi përballur me perspektivën e Armagedonit që nga Kennedy dhe kriza e raketave kubane”. Vetë Putin ka kërcënuar gjithashtu me përdorimin e arsenalit të madh bërthamor të Rusisë. Muajin e kaluar ai tha: “Dua t’ju kujtoj se vendi ynë...