Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çmontohet organizata mafioze ‘Ndrangheta’/ Kishin torturuar një shitës droge dhe e kishin filmuar, 25 të arrestuar
Gjatë aksionit të zhvilluar njëkohësisht në Itali, Spanjë dhe Shqipëri janë arrestuar 25 persona, të dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës. Një operacion i përbashkët i policisë italiane dhe asaj spanjolle, në bashkëpunim me Europol-in, ka rezultuar në një goditje të rëndë për organizatën mafioze italiane ‘Ndrangheta. Sipas autoriteteve, ndër të arrestuarit ndodhet një shtetas italian, i dyshuar si organizator i trafikut të kokainës në qytetin e Romës, në bashkëpunim të ngushtë me një organizatë kriminale shqiptare dhe tre djemtë e tij. Dyshohet se kjo bandë shqiptare ishte përgjegjëse për importimin e lëndëve narkotike nga portet e Holandës dhe Spanjës, si dhe për transportin e tyre drejt Italisë. Hetimet zbuluan se kokaina blihej në Amerikën e Jugut dhe transportohej me kontejnerë drejt porteve...