Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Çmimet e ushqimeve përshpejtojnë inflacionin e korrikut në 2.5%, niveli më i lartë nga shkurti 2024
Çmimet më të larta të ushqimeve kanë përshpejtuar rritjen e inflacionit në muajin korrik në 2.5 për qind, niveli më i lartë që nga shkurti i vitit 2024.Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2025 është 2,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2025, krahasuar me Qershor 2025 është -0,1%.Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,08 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,61 pikë përqindje.Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,20 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe...