Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën pesë herë më shpejt se në BE gjatë korrikut
Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% në korrik 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Eurostat, rritja ishte rreth pesë herë më e lartë se në Bashkimin Europian, ku çmimet e ushqimeve u shtuan me vetëm 0.6%. Presionet mbi çmimet kanë lëvizur në drejtime të kundërta. Në Shqipëri, inflacioni i ushqimeve u rrit nga 2.9% në qershor në 3.2% në korrik, ndërsa në BE u ngadalësua nga 1% në 0.6%. Shqipëria renditet ndër vendet europiane me rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve. Përpara saj janë Turqia me 37.6%, Rumania me 4.6%, Qipro me 4.5% dhe Islanda me 4.4%. Ushqimet japin kontribut të rëndësishëm në inflacion Inflacioni i përgjithshëm i harmonizuar...
Burimi:
javanews.al