Çmimet e larta të frutave në Elbasan, prodhimet vendase shkojnë për eksport. Pensionistët në vështirësi

Çmimet e larta të frutave në Elbasan, prodhimet vendase shkojnë për eksport. Pensionistët në vështirësi

Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve. Produktet e shportës mbeten me çmime të larta dhe të papërballueshme sidomos për pensionistët. Nga ana e tyre tregtarët thonë se prodhimi vendas shkon për eksport ndërsa në tregjet tona shiten fruta e perime qe vijnë nga Turqia e Maqedonia. Të ndodhur në të tillë kushte qytetarët blejnë vetëm ushqimet e domosdoshme. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv