Çmimet e fruta – perimeve në vend, Braçe sulmon qeverinë: Abuzim dhe mungesë kontrolli

Çmimet e fruta – perimeve në vend, Braçe sulmon qeverinë: Abuzim dhe mungesë kontrolli

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar ashpër qeverinë për çmimet e larta të fruta-perimeve në treg, të cilat i cilëson të padrejta për periudhën aktuale. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Braçe thekson se qeveria ka përgjegjësi për këtë situatë, duke e akuzuar për mungesë ndërhyrjeje dhe tolerim të abuzimeve. Ai sjell shembuj konkretë nga tregjet, ku çmimet janë shumë më të larta sesa në zonat e prodhimit, duke i quajtur diferencat skandaloze. Sipas Braçes, abuzimi me çmimet, struktura e dobët e prodhimit bujqësor dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike janë tre arsyet kryesore të kësaj krize në treg. Deputeti socialist ka paraqitur edhe disa propozime konkrete, mes të cilave: shpërbërjen e tregjeve ku sipas tij abuzohet me tarifat, hapjen e tregjeve publike për...