Çmenduri në Serie A! Atalanta dhe Frosinone dhurojnë spektakël me 8 gola, barazim i pabesueshëm 4-4

Çmenduri në Serie A! Atalanta dhe Frosinone dhurojnë spektakël me 8 gola, barazim i pabesueshëm 4-4

Një spektakël i vërtetë është zhvilluar në kampionatin italian, ku Atalanta dhe Frosinone kanë dhuruar një nga ndeshjet më emocionuese të sezonit. Plot tetë gola, përmbysje të njëpasnjëshme dhe emocione deri në fund, me sfidën që përfundoi në barazim 4-4. Takimi nisi në mënyrë të jashtëzakonshme, me Romano Schmid që kaloi Frosinonen në avantazh që në minutën e parë. Atalanta reagoi në minutën e 14-të me Nikola Krstovic, por vetëm tre minuta më vonë Schmid realizoi sërish, duke rikthyer epërsinë e miqve. Vendasit nuk u dorëzuan dhe Ederson barazoi rezultatin në minutën e 33-të nga pika e bardhë. Në fundin e pjesës së parë, Krstovic shënoi golin e dytë personal, duke përmbysur gjithçka në 3-2. Edhe pjesa e dytë nisi me spektakël. Giacomo Calo barazoi...