Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Çmendet moti në Itali! Një tornado e fuqishme, e papritur, pushton plazhin. Çadra dhe shezlongje në ajër…
Çmendet moti në Itali! Një ditë e zakonshme pushimi në plazhin e Maccarese, në veri të Romës, u kthye në panik të pastër kur një tornado e fuqishme përshkoi papritur zonën e mbushur me turistë. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentet dramatike kur çadrat e diellit u shkëputën nga toka dhe u ngritën në ajër, ndërsa njerëzit vraponin nëpër rërë për të shpëtuar nga kaosi. Rëra, peshqirët dhe sendet personale u përplasën në ajër, duke krijuar një vorbull marramendëse mbi breg. “Dëgjuam një zhurmë të çuditshme dhe në pak sekonda gjithçka u kthye në rrëmujë. S’kishim kohë as të mblidhnim gjërat”, tha një pushuese shqiptare që ndodhej në vendngjarje. Ndërkohë, një grua u raportua e lënduar lehtë, pasi u godit nga copëza të...