Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Çlirohen hapësirat e zaptuara, aksioni në Korçë, nga qendra në periferi. Aksion edhe në akset kombëtare
Aksioni i prishjes së ndërtimeve të paligjshme, që cenojnë hapësirat publike, vijon edhe këtë të mërkurë në qytetin e Korçës. Gjatë këtyre dy ditëve, më së shumti janë prishur rrethime të banesave dhe bizneseve që operojnë në lagjet periferike. Burime pranë Bashkisë së Korçës bëjnë me dije se aksioni për heqjen e elementëve që cënojnë hapësirën publike do të vijojë edhe në lagjet kryesore të qytetit. Po ashtu, inspektorët kanë lajmëruar bizneset përgjatë aksit kombëtar Korçë – Pogradec, që të largojnë ose të prishin ndërtimet që janë më pak se 6 metra larg rrugës. /vizionplus.tv