“Çlirimi” i Kosovës nga partizanët shqiptarë e jugosllav – Ripushtim sllavo-komunist

“Çlirimi” i Kosovës nga partizanët shqiptarë e jugosllav – Ripushtim sllavo-komunist

SHKRUAN: JUSUF BUXHOVI Diskursi i  “çlirimit” të Kosovës nga nazi-fashizmi duhet të rishqyrtohet nga historiografia institucionale në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Meqë faktet historike flasin qartë se koniza globale antifashiste jo vetëm që injoroi realitetet e kohës nga shpërbërja e Jugosllavisë së Versajes siç ishin ato të çlirimit të një pjese të madhe të shqiptarëve nga pushtimet serbo-jugosllave (1912-1941), por njëherësh të drjetën e shqiptarëve për bashkim kombëtar, që u pasqyruan me shtetin e parë shqiptar nga nëntori i vitit 1943 deri në nëntor të vitit 1994 në përmasat e përafërta të shtrirjes etnike,në përputhje me vendimet e Kuvendit të Dytë të Lidhjes së Prizrenit, e anatemoi me hipotekën e “shtetit kuisling”. Kjo i  hapi rrugën hakmarrjes komuniste në përmasa tragjike në Kosovë me mbi 50 mijë...